Nisma: Zëdhënësi i Millosheviqit bëhet kryeparlamentar, ai i UÇK-së bastiset dhe arrestohet

04 nëntor 2020 | 14:16

Sekretari përgjithshëm i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka thënë se është paradoksale ajo çfarë po ndodh në Prishtinë me bastisjen e shtëpisë së Jakup Krasniqit nga Policia e EULEX-it.

Në këtë kontekst, ai ka thënë se zëdhënësi i Sllobodan Millosheviqt, Ivica Daçiq është bërë kryetar i Kuvendit të Serbisë, ndërsa në zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi është duke u bastisur dhe arrestuar nga policia.

“Zëdhënësi i Millosheviqit është zgjedhur kryetar i Kuvendit i cili kërcënon të gjithë ata serbë që po denoncojnë varrezat masive të shqiptarëve. Pra, kur zëdhënësi i Millosheviqit, njërit prej kreatorëve të politikave gjenocidale, zëdhënës i UÇK-së ftohet, arrestohet, bastiset gjoja për krime të luftës”, ka thënë Sherifi në një konferencë për medie.

Sherifi ka thënë se bastisja që ka ndodhur të mërkurën ka qenë traumatike për familjarët e Krasniqit.

“Sot konsiderojmë që skenat që po i shohim janë të panevojshme, por gjithsesi traumtaike për familjen Krasniqi. Ai ka qenë i gatshëm t’i përgjigjet drejtësisë siç ka bërë në të kaluarën. Nisma beson fuqishëm në luftën e drejtë për liri dhe pavarësi. Jemi të bindur që askush s’mund ta njollosë veprën e tij. UÇK-ja është arritja më e madhe e kombit shqiptar dhe këtë askush s’mund ta mohojë”, është shprehur Sherifi.

Ai ka thënë ka thënë se derisa Kosova ka qenë viktimë e gjenocidit, qeveria dhe të gjitha institucionet kosovare duhet të vihen në funksionon “për ta fituar edhe betejën në sallën e gjyqit”.

“Do të vazhdojmë të kërkojmë drejtësi përmes Gjykatës Speciale. E dimë që është e padrejtë por tani duhet që bashkë ta fitojmë edhe këtë betejë në sallat e gjyqit siç e kemi fituar luftën bashkë me NATO-n. Është detyrë e të gjithë atyre që kanë përgjegjësi institucionale”, ka thënë Sherifi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës ka miratuar në shtator vendimin që do…