![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/04/6AA4279C-E5F2-4BA1-9425-CE4BF2C14C4D.jpeg)
Dhomat e Specializuara: Jakup Krasniqi gjendet në paraburgim në Hagë
Jakup Krasniqi u arrestua të mërkurën në Kosovë dhe u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.
Kështu kanë njoftuar Dhomat e Specializuara përmes një komunikate për media.
Sipas komunikatës së lëshuar nga Dhomat e Specializuara thuhet se ‘Arrestimi u krye nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në bazë të një aktakuze të konfirmuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit dhe në zbatim të fletarrestimit dhe urdhrit për transferim, të lëshuara nga gjykatësi i procedurës paraprake i Dhomave të Specializuara të Kosovës.
Në kryerjen e arrestimit, ZPS-ja pati mbështetjen operative dhe logjistike të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në pajtim me mandatin e vet dhe me legjislacionin e Kosovës. Edhe Policia e Kosovës (PK) dha mbështetje operative për ZPS-në’.