Limaj: Jam i bindur që Veseli e Selimi do të dalin faqebardhë

05 nëntor 2020 | 11:36

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar pas konfirmimit të aktakuzës nga Gjykata Speciale për Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se është i bindur që Veseli e Selimi do të dalin faqebardhë nga kjo sfidë.

Postimi i plotë i Limajt:

Lufta e drejtë dhe e pastër e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë projekti më sublim i popullit shqiptar në përpjekjet e tij për liri dhe çlirim.

Drejtuesit e UÇK-së kanë dhënë shembull të bashkëpunimit me drejtësinë vendore dhe ndërkombëtarë dhe se gjithmonë i janë përgjigjur drejtësisë̈

Jam i bindur që bashkëluftëtarët e mi, z. Kadri Veseli dhe z. Rexhep Selimi, do të dalin faqebardhë̈ nga ky proces.

I bëj thirrje të gjitha institucioneve që të jemi bashkë në këtë sfidë dhe të kontribuojmë̈ që drejtësia të vihet në vend.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas konfirmimit të aktakuzave të ish-kryeparlamentarëve Jakup Krasniqi dhe Kadri…