Edi Rama: Hashim Thaçi ka gjithë mbështetjen dhe solidaritetin e Shqipërisë

05 nëntor 2020 | 13:30

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas konfirmimit të aktakuzës nga Gjykata Speciale kundër ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Rama ka thënë se ky është një proces absurd që nuk e cenon luftën e UÇK-së.

Hashim Thaçi ka gjithë mbështetjen e solidaritetin e Shqipërisë në këtë betejë të radhës për Kosovën dhe për drejtësinë e pacenueshme të luftës çlirimtare! Procesi absurd ndaj tij do të vulosë përfundimisht pastërtinë e UÇK-së dhe pamundësinë për ta rishkruar historinë e saj”, ka shkruar Rama në llogarinë e vet në “Twitter”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Cristiano Ronaldo është rikthyer të luajë me Juventusin rregullisht pas…