BE-ja për konfirmimin e aktakuzës ndaj Thaçit: Vazhdojmë ta monitorojmë situatën në Kosovë
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian (BE), Peter Stano, ka deklaruar se BE-ja është informuar për konfirmimin e aktakuzës ndaj presidentit në dorëheqje, Hashim Thaçi dhe po vazhdon ta vëzhgojë zhvillimin e mëtejshëm të situatës në Kosovë, njofton Klan Kosova.
Në konferencën e rregullt për medie të organizuar nga Komisioni Evropian ai tha se BE-ja, me rregull nuk komenton mbi “lajmet e fundit”.
I pyetur rreth kësaj ai tha se lajmi “sapo ka mbërritur”, dhe se BE, me rregull nuk komenton mbi “lajmet e fundit”.
“Ne gjithmonë jemi përmbajtur nga komentimi mbi aktakuzat individuale dhe çështjet e vazhdueshme nga Zyra e Prokurorit të Specializuar”.
“BE-ja do të ketë reagime më konkrete më vonë, pasi të konsiderojë zhvillimin e mëtejshëm të situatës në Kosovë”, ka thënë Stano.