Vjosa Osmani zyrtarisht merr funksionin e u.d. të presidentes së Kosovës

05 nëntor 2020 | 14:30

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka marr funksionin e u.d. të presidentes së Kosovës në përputhje me obligimet kushtetuese, pas dorëheqjes së Hashim Thaçit nga ky post.

Ceremonia e pranim- dorëzimit të detyrës është bërë në prezencën e stafit të Presidencës dhe kryetares së Kuvendit të Kosovës.

“Dr.Vjosa Osmani zyrtarisht merr funksionin e u.d. të presidentes së Kosovës në përputhje me obligimet kushtetuese, pas dorëheqjes së presidentit të vendit z.Hashim Thaçi. Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr.Vjosa Osmani, sot ka marrë zyrtarisht funksionin e u.d. të presidentes së Kosovës. Ceremonia e pranim- dorëzimit është bërë në prezencën e stafit të Presidencës dhe kryetares së Kuvendit të Kosovës. U.d. e presidentes do t`i drejtohet sot qytetarëve me një adresim në orën 17:00”, është thënë në njoftim për medie.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent…