Përballjet vazhdojnë

05 nëntor 2020 | 14:57

 

Sekretari i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi ka bërë me dije se konfirmimi i aktakuzave të Speciales për Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin është dëshmi se ballafaqimet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të vazhdojnë.

Në profilin e saj në “Facebook”, ai ka shkruar së për dallim nga koha e luftës së armatosur, betejat e tanishme zhvillohen në fushën juridike, në salla gjyqesh.

Ai është shprehur i bindur se edhe kjo fitore do t’u takojë luftëtarëve të lirisë.

Postimi i plotë i Sherifit:

Përballjet vazhdojnë!

Konfirmimi i akuzave nga ana e Zyrës së Prokurorit të Specializuar kundër Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit, Hashim Thaçit, Kadri Veselit është dëshmi se ballafaqimet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës vazhdojnë!

Në dallim nga koha e luftës së armatosur, kur betejat zhvilloheshin në rrafshin ushtarak, diplomatik dhe mediatik, betejat e tanishme zhvillohen edhe në fushën juridike, në salla gjyqesh. Si në çdo luftë, edhe në betejat gjyqësore do të ketë dhembje të mëdha, sakrifica individuale, familjare dhe kolektive… Megjithatë kam bindjen e plotë se edhe kjo fitore do t’u takojë luftëtarëve të lirisë!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nysrete Kumnova, kryetare e shoqatës “Thirrjet e Nënave” ka reaguar…