Zbulohet ora dhe stadiumi ku do të zhvillohet vëllazërorja Shqipëri – Kosovë

05 nëntor 2020 | 16:25

Federata Shqiptare e Futbollit ka përcaktuar agjendën e “vëllazërores” mes Shqipërisë dhe Kosovës, e cila do të zhvillohet në datën 11 nëntor. Kjo përballje është vendosur të zhvillohet në “Elbasan Arena” në orën 16:00.

Është zgjedhur Elbasani duke qenë së impianti modern i “Air Albania” nuk është gati, për shkak të fushës, e cila është në fazë rikonstruksioni.

Kujtojmë që në miqësoren e fundit të zhvilluar mes Kosovës dhe Shqipërisë, triumfuan dardanët me rezultatin e pastër 3-0. Asokohe, kuqezinjtë drejtoheshin nga italiani Christian Panucci.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Wanda Nara është një nga bashkëshortet e futbollistëve më të…