Projektligji për rimëkëmbje ekonomike kalon në Komisionin për legjislacion

06 nëntor 2020 | 10:36

Projektligji për rimëkëmbje ekonomike sot e ka marrë mbështetjen e Komisionit parlamentar për legjislacion.

Mbledhja është mbajtur “online”, derisa kryetari i këtij komisioni Shkëmb Manaj ka konfirmuar për “Kosovapress” se me pesë vota për dhe një abstenim është miratuar raporti me amendamente i këtij projektligji.

“Po, kaloi. Me 5 vota për dhe një abstenim u miratua projektligji dhe raporti me amendamente”, ka thënë Manaj.

Ndërsa, në orën sot në orën 11:00 pritet të mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit për shqyrtimin e dytë të Projektligjit për rimëkëmbje ekonomike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, gjatë mbledhjes së…