Uran Ismaili: Nuk ka pasur bastisje në PDK

06 nëntor 2020 | 10:59

Sekretari i përgjithshëm i PDK-së, Uran Ismaili, ka thënë se në këtë parti nuk ka pasur bastisje nga Policia e EULEX-it dhe ajo e Kosovës.

“Nuk ka bastisje në PDK. Nuk kemi pranuar asnjë urdhëresë nga misioni i EULEX-it apo Policia e Kosovës për bastisje në PDK. Pra, në PDK nuk ka pasur dhe nuk ka asnjë lloj bastisje”, ka thënë Ismaili për “Klan Kosova”.

Sot gjatë ditës edhe EULEX e ka demantuar lajmin se ka bastisur zyrat e PDK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtruesi i detyrës se kryetarit të OVLUÇK-së, Faton Klinaku, ka…