Departamenti i Sportit do ta vazhdojë mbështetjen për FBK-në 

06 nëntor 2020 | 11:15

Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Arben Fetahu, të enjten ka pritur ushtruesin e detyrës të drejtorit të Departamentit të Sportit të Kosovës, Fitim Arifi.

I pari i basketbollit të Kosovës e ka njoftuar Arifin për projektet e ndryshme të Federatës së Basketbollit të Kosovës dhe për mundësinë e bashkëpunimit mes dy palëve. Po ashtu, e ka njoftuar për Ligën Unike, që është një ligë mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Në anën tjetër, Arifi e ka njoftuar Fetahun për mundësinë e mbështetjes së FBK-së edhe në të ardhmen. Federata e Basketbollit e Kosovës ka pasur bashkëpunim të ngushtë me Departamentin e Sportit të Kosovës dhe ky bashkëpunim pritet të vazhdojë edhe në të ardhmen. Ndihma nga Departamenti i Sportit është shumë e nevojshme, sidomos në këtë periudhë, kur vendi po përballet me pandeminë Covid-19.

(Epoka e re) 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Numërimi i votave nëpër shtetet kyçe është duke vazhduar në…