Ibra nuk do të rikthehet në Kombëtaren e Suedisë

06 nëntor 2020 | 11:51

Janne Andersson, trajneri aktual i Suedisë, i intervistuar nga gazeta Aftonbladet në lidhje me postimin në rrjetet sociale të Zlatan Ibrahimoviqit, që u interpretua si dëshirë e sulmuesit veteran për të riveshur fanellën e përfaqësueses nordike, sqaroi se e ka mbyllur një herë e mirë këtë çështje.

“Disa njerëz më thanë se pas asaj fotografie kishte një plan. Por nuk e kuptoj se çfarë do të thotë, nuk dua të harxhoj shumë energji për këtë. Kanë kaluar katër vjet e gjysmë që kur ai tha se e kishte mbaruar karrierën e tij në ekipin kombëtar. Ne biseduam pas Kampionatit Evropian. Janë shumë lojtarë që kanë marrë të njëjtin vendim dhe unë kam respektin më të madh për ta. Pra, çështja është mbyllur për mua”, ka thënë Andersson.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zgjedhjet në ShBA kanë qenë kryefjala dhe tema kryesore në…