Erdogan: Do ndërtohen të paktën 1.5 milionë njësi banimi në Izmir

06 nëntor 2020 | 14:00

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka njoftuar se do ndërtohen të paktën 1.5 milionë njësi banimi në provincën e Izmirit të goditur nga tërmeti, gjatë 5 viteve të ardhshme.

Duke folur në një takim të partisë së tij në pushtet për Drejtësi dhe Zhvillimi (AK), Erdogan tha se vendi aktualisht ka 1 000 njësi kontejnerësh në dispozicion dhe po i përdor ato në provincën e Egjeut për të strehuar përkohësisht viktimat e tërmetit të javës së kaluar.

“Ne do të vendosim qytetarët tanë në ato kontejnerë derisa të fillojë ndërtimi për të zëvendësuar shtëpitë që u shkatërruan”, tha Erdogan.

Duke thënë se në të gjithë vendin ka të paktën 6.7 milionë njësi banimi që presin rinovimin, ai shtoi se rajoni i goditur nga tërmeti i së premtes së kaluar është një zonë kënetore.

“Tani kemi rezervuar një sipërfaqe prej 1.4 milionë metra katrorë, që i përkasin bujqësisë dhe blegtorisë pyjore, drejt ndërtimit të rezidencave për të prekurit e Izmirit”, shtoi ai.

Erdogan ka theksuar se të gjitha masat po merren aktualisht nga Ministria e Urbanizimit dhe Mjedisit e Turqisë, duke shtuar: “Ne duam të mos kemi probleme me ndërtimin e themeleve dhe se po bëhen studimet e nevojshme për themelet”.

Qeveria synon të gjejë më shumë zona për të zgjeruar strehimin në Izmir, me të paktën 1.5 milionë njësi banimi që do të ndërtohen gjatë 5 viteve të ardhshme, shtoi ai.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë ditë e natë për të përgatitur vendin tonë për katastrofat natyrore, veçanërisht tërmetet”, ka theksuar Erdogan.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vjosa Osmani, në ditën e parë të punës si ushtruese…