Barcelona mposhti Betisin

07 nëntor 2020 | 20:14

Barcelona më në fund është rikthyer në rrugën e fitoreve në La Liga pas 4 ndeshjesh. Skuadra e Koeman fitoi thellë 5-2 ndaj Betis. Sfida nisi në mënyrë të pazakontë, pasi strategu holandez la në stol Messin.

Dembele zhbllokoi rezultatin në minutën e 22-të me një gol shumë të bukur, ndërkohë që disa minuta më pas Griezmann u ndal nga pika e bardhë nga Bravo. Në fundin e pjesë së parë, Sanabria do të barazonte shifrat.

Në fillimin e së dytës u fut në fushë edhe Messi, ndërkohë që menjëherë do të realizonte Griezmann. Te miqtë Mandi mori karton të kuq pas një prekje të topit me dorë në zonë, duke i dhënë një penallti Messit që nuk do ta gabonte.

Betis nuk u dorëzua pasi rindezi shpresat me Loren, por Messi do i shuante shumë shpejt duke realizuar golin e parë me aksion këtë sezon. Në minutën e fundit Pedri vulosi fitoren e Blaugranëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) reagon sërish…