Haradinaj uron Bidenin: Të vazhdojmë bashkëpunimin drejt forcimit të lidhjes strategjike

07 nëntor 2020 | 21:44

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka uruar presidentin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.

Haradinaj ka thënë duhet vazhduar bashkëpunimi drejt forcimit të lidhjes strategjike mes Kosovës dhe ShBA-së, raporton “Epoka e re”.

“Shfrytëzoj rastin të uroj mikun tim të kahmotshëm Joe Biden, për fitoren në zgjedhjet presidenciale në SHBA, si dhe znj. Kamala Haris për arritjen historike si nënpresidentja e parë femër. Të vazhdojmë bashkëpunimin tonë drejt forcimit të lidhjes strategjike mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj fitoren…