Strakosha mungon ndaj Juves, Tare infektohet me Covid-19

08 nëntor 2020 | 09:58

Ciro Immobile, Thomas Strakosha dhe Lucas Leiva nuk do të jenë në dispozicion të Simeone Inzaghi për ndeshjen kundër Juventusit. Pas paqartësive për testimet e tyre, ata janë larguar nga Formello.

I infektuar me koronavirus është edhe Igli Tare. Lajmi u konfirmua nga Presidenti i Lazio, Claudio Lotito, sipas të cilit, drejtori sportiv është një prej dy pjesëtarëve të infektuar të stafit, përveç edhe disa futbollistëve.

Për momentin nuk ka raportime që gjendja shëndetësore e Igli Tares të jetë problematike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ismet Sylejmani Në 2 Nëntorin e vitit 2020, në përvjetorin…