Biden në 1999-të: UÇK-ja duhet të integrohet në KFOR

08 nëntor 2020 | 10:16

Presidenti i zgjedhur i SHBA-ve, Joe Biden,  në të kaluarën e kishte mbështetur edhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyqi ka publikuar një artikull të një gazete në të cilën citohen fjalët e Biden për një medium amerikan, ku tanimë presidenti i zgjedhur i SHBA-ve kishte kërkuar që Ushtria Çlirimtare e Kosovës të integrohej në strukturën e KFOR-it.

Aso kohe, Biden ishte senator i SHBA-ve.
“Ne vitin 1999 nje Senator amerikan kishte propozuar qe UÇK te integrohej ne strukturen e KFOR-it. Besimi i ShBA-ve per çlirimtaret tane ka qene ne kete nivel. Ky Senator ishte Joe Biden!”, ka shkruar Bytyqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Donald Trump ka reaguar pas projeksioneve që e nxjerrin atë…