Gjobiten 500 persona për mosrespektim të ligjit anti-Covid

08 nëntor 2020 | 13:07

Qytetarët e Kosovës edhe më tutje vazhdojnë të mos e respektojnë Ligjin për parandalimin e përhapjes së pandemisë Covid-19.

Pavarësisht se të premten Qeveria e Kosovës mori masa shtesë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, kosovarët vazhdojnë të mos i respektojnë masat.

Policia e Kosovës ka njoftuar se për shkak të mosrespektimit të Ligjit anti-Covid, në tërë vendin janë ndëshkuar 500 persona.

Ligji për parandalimin e përhapjes së Covid-19 ka hyrë në fuqi në muajin gusht të këtij viti.

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për mbylljen e pjesërishme të bizneseve dhe në shtatë qytete është vendosur karantinë, ku ndalohen hyrje-daljet deri në ora 05:00 të së hënës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Protestuesit kundër qeverisë janë mbledhur më 8 nëntor në Minsk,…