Vidal: Ronaldo nuk mund të krahasohet me Messin

09 nëntor 2020 | 11:28

Mesfushori i Interit, Arturo Vidal, ka pranuar se ishte i detyruar të largohet nga “Camp Nou” gjatë verës. Vidal në verë u largua nga gjiganti spanjoll duke iu bashkuar Interit, tek i cili është duke luajtur titullar.

“Ishte rehatshëm te Barcelona, ishte një grup, bashkëlojtarë që ishin më shumë se miq. Kur je i lumtur, qëndron aty ku je. Pastaj gjërat ndryshuan dhe vendosa të vij tek Interi”, ka thënë Vidal.

I pyetur për debatin mes Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos, Vidali e quajti argjentinasin ‘jashtëtokësor’. “Nuk ka krahasime në mes të CR7 dhe Messit, Leo është jashtëtokësor”, ka shtuar Vidali.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Avdullah Hoti është takuar sot me ushtruesen e detyrës…