Avokatja kërkon lirimin paraprak ose me kusht të Jakup Krasniqit

09 nëntor 2020 | 12:25

Avokatja mbrojtëse e ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqi, ka kërkuar sot para panelit gjyqësor, lirim me kusht për klientin e tij.

“Kemi si synim që të bëjmë një depozitim për lirimin paraprak ose me kusht të tij sa më shpejtë të jetë e mundur”, është shprehur Venkateswari Alagendra.

Ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka dalë sot për herë të parë para Gjykatës Speciale. Ai në prezantimin e tij të parë ka dhënë një deklaratë emocionale ku i përlotur e ka mbrojtur luftën e pastër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka përfunduar seanca fillestare gjyqësore kundër ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup…