![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/01/ronaldo-4.jpg)
Juventusi vendos ta shes Ronaldon
Juventusi e ka vendosur që ta shes yllin e skuadrës, Cristiano Ronaldo në afatin kalimtar të verës.
“Sport” raporton se “Zonja e Vjetër” po planifikon ta shes futbollistin portugez për shkak të pandemisë së koronavirusit që ka ndikuar negativisht në financat e klubit.
Ronaldo fiton rreth 540 mijë euro në javë, që është katër herë më shumë se lojtari i dytë më i paguar në klub, pra Matthijs de Ligt.
Kontrata momentale 35-vjeçarit i skadon në vitin 2022 dhe gjiganti italian shpreson ta shesë dhe të mos e lejojë pas dy viteve të largohet si agjent i lirë. Interesim për Ronaldon në të kaluarën ka treguar PSG-ja, skuadër e cila thuhet se do provojë ta transferojë edhe në afatin veror.
Juventusi shpreson ta shesë pesë herë fituesin e “Topit të Artë” për së paku 50 milionë euro.