Zemaj, kryetarëve të komunave: Zbatimi i masave anti-Covid, i domosdoshëm

09 nëntor 2020 | 13:10

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka zhvilluar një takim virtual me kryetarët e komunave, me të cilët ka biseduar për situatën pandemike në Kosovë.

Ai ka thënë se ka thënë se do të marrin vendime operacionale për komunat në bazë të numrit të të infektuarve.

“Në takimin virtual me kryetarët e komunave, biseduam për shqetësimet e ditëve të fundit dhe situatës epidemiologjike, si dhe për koordinimin e mëtejmë për respektimin e masave kundër virusit Covid-19.
Nga java e kaluar, kemi filluar me masa më të rrepta për disa qytete të Kosovës dhe do të vazhdojmë çdo ditë, me vendime operacionale, për komuna të caktuara në bazë të kategorizimit si pasojë e numrit të të infektuarve. Lakorja e rasteve të fundit na detyrojnë për kujdes të shtuar dhe aktiv. Kërkohet bashkëpunim i ngushtë me komunat e Kosovës me theks me kryetarët dhe shtabet komunale emergjente dhe po ashtu bashkëpunim i të gjithë mekanizmave të institucioneve qendrore dhe lokale për zbatim rigoroz të masave të dala nga niveli qendror, është i domosdoshëm. Kërkesat dhe rekomandimet do të jenë në funksion të luftës efikase kundër virusit Covid-19”, ka thënë Zemaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Barcelona ishte shumë pranë Mephis Depay në verë, por rregullat…