Haradinaj pas vizitës në PDK, thotë se nuk kanë folur për presidentin, as për zgjedhjet e reja

09 nëntor 2020 | 13:19

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka folur para medieve pas vizitës që ka pasur sot në PDK.

Ai ka thënë se ishte në PDK-së për t’i dhënë mbështetje kësaj partie pas zhvillimeve nga Gjykata Speciale.

“Qëllimi ishte të shprehet një përkrahje në këto rrethana të reja në zhvillimet që po ndodhin me aktakuzat. Sot është dita e paraqitjes së parë të udhëheqësve të UÇK-së. Gara politike, kemi pas gjithmonë mospajtime, por kam qenë në UÇK. Ramush Haradinaj është UÇK. Jam sot dhe do të jem gjithë jetën me të gjithë që kanë qenë ushtarë. Kjo është një përkrahje, ata që mendojnë që e gjunjëzojnë mënyrën e lirisë kanë me gabuar çdo herë”, ka thënë ai.

Haradinaj ka mohuar se ka qenë një takim ku është folur për zgjedhje ose për çështjen e presidentit.

“E thashë edhe një herë, agjenda politike e partive vazhdon, qëllimi është që vetëm nëse Serbia e mban mend betejën e Kosovës, edhe na e mbajmë mend që mijëra vjet jemi në këtë vend, Kosova është e shqiptarëve”, ka thënë Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka zhvilluar një takim virtual…