Celta Vigo shkarkon trajnerin

09 nëntor 2020 | 13:21

Barazimi 1-1 me Echen në kampionat ishte fatal për të ardhmen e Oscar Garcias, i cili u shkarkua nga drejtimi i Celta Vigos pikërisht për rezultate negative.

Aktualisht skuadra mban vendin e 17 në tabelën e renditjes me 7 pikë të grumbulluara dhe vetëm një ndeshje të fituar në 9 javë kampionat.

47-vjeçari e mori drejtimin e skuadrës nga “Estadio de Balaidos” në nëntor të 2019 duke e shpëtuar nga rënia nga kategoria dhe duke i siguruar qëndrimin në La Liga për këtë sezon.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Joe Biden është presidenti i ri i ShBA-së, pasi mposhti…