Veteranët e UÇPMB-së: Ish-liderët e UÇK-së do të dalin faqebardhë

09 nëntor 2020 | 14:47

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ka pritur të hënën në takim përfaqësuesit e ish-Ushtrisë Çlirimtare për Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovc (UÇPMB).

Pas takimit, ata në një konferencë për medie kanë thënë se duan të dërgojnë mesazhe se thelbi i UÇPMB-së është lufta e UÇK-së, dhe se besojnë në pastërtinë e kësaj lufte.

Ministri Selimi ka thënë se besojnë në drejtësinë dhe luftën e UÇK dhe të gjitha atë luftëtarë që ballafaqohen me drejtësinë nuk janë vetë, por e kanë prapa edhe UÇPMB-në.

Ndërsa Shaqir Shaqiri, përfaqësues i Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, ka thënë se lufta e UÇK-së ka qenë e pastër.

Ai ka theksuar se ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që janë arrestuar nga Gjykata Speciale, javën e kaluar do dalin faqebardhë.

“Qëllim kemi pasur edhe ne si popull të jemi të lirë dhe të bashkuar proceset që ndodhen më vonë ishin befasi e radhës dhe jo e këndejshme. Si ushtarë të lirisë e kemi ditur që rruga është e vështirë, edhe këto proceset e ngritura për të parë nëse lufta e UÇK-së, ka qenë e pastër i kemi mbështetur por si luftëtarë të lirisë jemi të zhgënjyer sepse një gjykatë që ngritet mbi thashethemet, nuk mund të jetë e drejtë gjykon një anshëm vazhdojnë të besojmë se drejtësisë ndërkombëtare mbetet e fuqishme. Dhe luftëtarët që këtyre ditëve janë arrestuar, do dalin faqebardhë. Besojmë se drejtësia ndërkombëtare nuk do jetë e njëanshme dhe ndikuar por do jetë e drejtë”, ka thënë Shaqiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja Kosovës në futboll është grumbulluar sot në hotel “Premium”…