Aksident i frikshëm nga Eto’o, kjo është gjendja e tij

09 nëntor 2020 | 15:33

Ish-kapiteni i Kamerunit, Samuel Eto’o, ka shpëtuar pa u lënduar nga një aksident me makinë të dielën.

39-vjeçari po udhëtonte nga Douala drejt Bafoussam në Kamerun kur makina e tij “4×4” me të cilën po udhëtonte u përplas kokë me kokë me një autobus.

Një zëdhënës i ish-sulmuesit të Interit dhe Barcelonës ka thënë për BBC Sport Africa se Eto’o nuk e ka pësuar asnjë lëndim dhe kjo është konfirmuar pas vizitës së tij në spital për kontroll.

Eto’o ka vendosur të mos e padisë shoferin e autobusit, i cili kishte bërë përpjekje të ikte nga vendi i ngjarjes para se të arrestohej nga policia. Në vend se ta padiste, Eto’o është parë duke i folur butësisht shoferit dhe duke i bërë thirrje të vozisë me më shumë kujdes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-drejtori i Drejtorisë Politike të UÇK-së, Hashim Thaçi, para trupit…