Avokati i Thaçit ka kritikuar punën e Speciales

09 nëntor 2020 | 15:42

David Hooper, avokat i ish-presidentit Hashim Thaçi ka kritikuar punën e Gjykatës Speciale, raporton “Epoka e re”.

Në fjalën e tij, ai ka thënë se procesi është realizuar pa e njoftuar në kohën e duhur mbrojtjen.

Hooper ka shtuar se do të bashkëpunojë me gjykatën njëjtë siç ka bërë edhe Thaçi.

“Gjykata po heton këto çështje më shumë se 5 vjet kurse aktakuza është bërë para 6 muajve. Nuk ishte e mundur që të themelohet një ekip mbrojtëse, nuk ishte e mundur që të silleshin këtu njerëz që do të duhej. Është e vështirë të kuptohet pse kjo është bërë në këtë mënyrë”, ka thënë Hooper.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, ka thënë se…