![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/02/rukiqi-2-650x330.jpg)
Rukiqi: Edhe punëtorët e sektorit privat janë votues
09 nëntor 2020
| 16:11
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), , Berat Rukiqi me anë të një shkrimi në “Facebook”, ka thënë se edhe punetorët e sektorit privat janë votues dhe se sektori privat nuk po kërkon mbulesë të fitimeve, por kërkon fonde dhe lehtësi për mbijetesë. “Edhe punetorët e sektorit privat janë votues. Nuk janë qytetarë të huaj në këtë vend. Shume prej tyre rrezikojnë ta humbin vendin e punës, si pasojë e pandemisë. Shteti e ka për obligim të kujdëset për mirëqenien e të gjithëve. Sektori privat nuk po kërkon mbulesë të fitimeve. Po kërkon fonde dhe lehtësi për mbijetesë”, ka shlruar Rukiqi në profilin e vet në “Facebook”.