6 futbollistë të Salzburgut infektohem me koronavirus

09 nëntor 2020 | 17:18

Skuadra Red Bull Salzburg ka njoftuar se gjashtë futbollistë të saj kanë rezultuar pozitivë në testet e Covidit-19. Pjesë e Salzburgut janë edhe dy kosovarë, Albert Vallci e Mërgim Berisha.

Por, kampionët e Austrisë nuk kanë bërë të ditur emrat e të infektuarve me koronavirusin. Salzburgu të dielën kishte ndeshjen derbi ndaj Rapid Vienës, ndërsa testet kanë dalë në mëngjesin e së hënës. Në njoftimin e skuadrës thuhet se të gjithë lojtarët e tjerë janë futur në karantinë.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kush e zbuloi vaksinën kundër koronës? Një rrëfim i shkurtër…