![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2018/04/4E93AF6E-603E-469F-B0DB-785EE8D01EE3.jpeg)
Muhamet Dula rizgjedhet kryetar i nëndegës së Nismës në Ponoshec
08 prill 2018
| 11:22
Nisma Socialdemokrate në fshatin Ponoshec të Gjakovës ka mbajtur kuvendin zgjedhor të nëndegës.
Kryetar i nëndegës u rizgjodh Muhamet Dula, nënkryetar është zgjedhur Lulzim Ademaj, kurse kryetar i Rinisë është zgjedhur Egzon Neziri.
Anëtarë të kryesisë së nëndegës janë zgjedhur: Arben Rexha, Selman Idrizi, Nuredin Salihi dhe Edmond Dula.
Prezent në këtë kuvend zgjedhor ishin kryetari i degës së Nismës për Gjakovë, Fazli Hoxha, deputeti Haxhi Shala, dhe ministri i MTI-së, Bajram Hasani.