Rreth 8 mijë raste aktive me Covid-19 në Kosovë, 768 të vdekur

09 nëntor 2020 | 22:53

Numri i rasteve pozitive me Covid-19 në Kosovë ka shkuar mbi 24 mijë, derisa raste aktive tashmë janë 7 mijë e 798.

Që nga 13 marsi kur u paraqitën dy rastet e para me Covid-19, numri total i rasteve pozitive është 24 mijë e 792 raste nga 108 mijë e 482 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

Numri i viktimave tashmë ka arritur në 768, ku vetëm në 14 orët e fundit janë raportuar 13 të vdekur.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 104 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 16 mijë e 226 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7.798.

Aktualisht komuna e Prishtinës raporton më së shumti raste brenda 24 orëve, vetëm sot janë konfirmuar 324 raste.

Ndërkohë Qeveria e Kosovës është duke shqyrtuar propozimet e Ministrisë së Shëndetësisë për masat e reja antiCovid.

Komunat e Kosovës, sipas këtij, propozimi të MSH-së, do të ndahen në tri zona të rrezikshmërisë: zona e kuqe me rrezikshmëri të lartë, zona e verdhë me rrezikshmëri mesatare dhe zona e gjelbër e cila ka rrezikshmërinë më të ulët.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kombëtarja shqiptare ka nisur përgatitjet për tre ndeshjet e muajit…