Ben Emmerson, avokat i Veselit në Speciale

10 nëntor 2020 | 15:50

Njëri nga themeluesit e UÇK-së, Kadri Veseli, është paraqitur sot para trupit gjykues të Gjykatës Speciale, ku është deklaruar i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.

Në këtë seancë është bërë me dije se Ben Emmerson, avokati i njohur britanik, do të jetë përfaqësuesi ligjor i Veselit në Gjykatën Speciale.

Avokati Emmerson është duke marrë pjesë virtualisht në dëgjimin e parë publik të Kadri Veselit para Gjykatësit të Dhomave të Specializuara.

Ben Emmerson i specializuar në të drejtën ndërkombëtare dhe të drejtave të njeriut, të drejtës ndërkombëtare dhe penale kushtetuese e publike, e njeh shumë mirë Kosovën, UÇK-në dhe luftën e saj për liri.

Më herët, ai ka qenë avokat i Ramush Haradinajt në Gjykatën e Hagës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, bashkë me drejtorin e përgjithshëm…