![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/11/avokat-britanik-600x360-1.png)
Avokati kërkon lirimin e Veselit nga paraburgimi
10 nëntor 2020
| 15:57
Avokati mbrojtës i Kadri Veselit, Ben Emmerson, ka kërkuar lirimin e Veselit nga paraburgimi deri në kohën kur të fillon gjykimi ndaj tij.
Në këtë seancë gjyqësore, Veseli është deklaruar i pafajshëm nga të gjitha pikat e aktakuzës me të cilat e ka ngarkuar Prokuroria e Gjykatës Speciale.
Ish-kryeparlamentari dhe ish-kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, i është konfirmuar aktakuza më 5 nëntor, ku po atë ditë është arrestuar dhe është transferuar në objektin e Dhomave të Specializuara në Hagë.