Osmani: Hoti më ka konfirmuar se nuk ka planifikuar takime rreth dialogut

10 nëntor 2020 | 17:09

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani e cila po ushtron edhe detyrën e presidentes së vendit, ka thënë se nuk është planifikuar ndonjë takim me palën serbe sa i përket dialogut.

Osmani gjatë konference ka bërë me dije se vet kryeministri Avdullah Hoti gjatë takimit që kishte me të, i kishte konfirmuar se nuk ka planifikuar ndonjë takim me palën serbe.

“Nuk e kam fjalën për një shtyrje, por nëse vendoset që të vazhdohet tash këto ditë, nuk më duhet se Kosova do të jetë në kushte të favorshme për të vazhduar tani me këto takime. E kam diskutuar edhe dhe i kam thënë se nuk mendoj se është e favorshme kjo kohë për të vazhduar dialogu, ndërsa ai më konfirmoi se nuk ka të planifikuar ndonjë takim gjatë ditëve të ardhshme”, ka deklaruar Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka reaguar pas…