Ambasadori Dedaj viziton babanë e Thaçit në Burojë të Skenderajt

10 nëntor 2020 | 17:21

Ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, ka vizituar të matën babanë e ish-presidentit Hashim Thaçi, Haxhiun, djali i të cilit është duke u përballur me drejtësinë në Hagë.

Dedaj bërë me dije se i ka thënë babait të Thaçit se ai do ta fitojë edhe këtë betejë.

“Kisha nderin për ta takuar babanë e presidentit të Kosovës, Sh.T.Z. Hashim Thaçi, në Burojë të Skenderajt të Drenicës! Ndonëse i shtyrë në moshë, Haxhia mbahej i fortë dhe me shpresë, se do kalojë edhe kjo betejë, për drejtësi dhe liri për çlirimtarët! E inkurajova duke i thënë së Kosova ka kaluar beteja e luftëra edhe me të vështira, e do ta kalojë edhe këtë sfidë! Varrezat kudo nëpër Kosovë, janë dëshmi e krimeve serbe të pandëshkuara nga drejtësia!”, ka shkruar Dedaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kalendari i përkohshëm i sezonit të ri në Formula 1…