Strakosha infektohet me Covid-19

11 nëntor 2020 | 09:54

Thomas Strakosha me COVID-19, e konfirmojnë mediat italiane.

Lëmshi i tamponëve te Lazio vazhdon. Testet e tre lojtarëve të skuadrës italiane, Lucas Leiva, Ciro Immobile dhe Thomas Strakosha janë ripërpunuar dhe Ansa raporton edhe përgjigjet e tyre.

Nga treshja e përmendur më lart, vetëm portieri i kombëtares shqiptare ka dalë pozitiv, kurse sulmuesi dhe mesfushori rezultojnë ta pa infektuar me COVID-19.

Lazio është nën hetim, sikurse edhe klinika në Avellino, “Futura Diagnostica”, madje 94 tamponë u morën nga prokurorët dhe po bëhet rishikimi i testeve në spitalin Moskat.

SynLab, laboratori i licencuar nga UEFA nuk i lejoi treshen e Lazio të luajnë në Champions League, pasi dolën pozitivë pas tamponëve të kryer, kurse në testet e bëra më pas nga “Futura Diagnostica” ata dolën negativë dhe luajtën kundër Torinos në kampionat.

Më pas Lazio i bëri testet në një klinikë tjetër në Romë dhe mediat italiane raportuan se Immobile, Leiva dhe Strakosha kishin dalë me COVID-19, çka bëri që të nisnin hetimet dhe u ngritën pretendimet se dy të parët kanë luajtur të infektuar në kampionat.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
XHEVDET BAJRAJ VERA E VITIT 2020 Këtë verë nuk do…