Policia me apel për shoferët

11 nëntor 2020 | 10:27

Policia e Kosovës ka bërë apel që shoferët të kenë kujdes në drejtim të mjeteve. Kjo për shkak të të reshurave atmosferike të dëborës.

“Policia e Kosovës apelon për të gjithë shoferët që të kenë kujdes të shtuar për shkak të të reshurave atmosferike, dëborës. Sigurohuni që gomat tuaja të jenë të parapara për ngasje gjatë dimrit, gjithashtu presioni i ajrit të tyre duhet të jetë sipas rekomandimeve të prodhuesit, gjatë kohës së ftohët”, thuhet në njoftim të PK-së të publikuar në rrjetin social “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti dhe sekretari organizativ i PDK-së, Abelard Tahiri në një…