Rexhep Selimi: Unë jam çlirimtar, aktakuza është e padrejtë dhe e pasaktë

11 nëntor 2020 | 11:37

Njëri nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Rexhep Selimi, para trupit gjykues në Gjykatën Speciale, ka thënë e ka quajtur të padrejtë dhe të pasaktë aktakuzën e ndaj UÇK-së dhe ndaj tij.

“Lufta e popullit tim ishte e drejtë dhe çlirimtare”, ka thënë Selimi, duke thënë se është vetëm çlirimtar.

“Unë kam luftuar kundër Serbisë okupatore, kundër asaj Serbie që vetëm gjëra të këqija i ka sjellë Kosovës”, ka thënë Selimi.

Ai ka thënë se Gjykata Speciale është kundër shqiptarëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjiganti teknologjik, “Apple”, së fundmi ka zbuluar se do të…