Covid-19, AAK-ja kundër mbylljes totale

11 nëntor 2020 | 12:16

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka reaguar sa i përket lajmit për mbyllje totale për të luftuar Covid-19.

AAK-ja ka kërkuar që të gjendet një zgjidhje e përshtatshme për menaxhimin e situatës dhe të mos shkohet me mbyllje totale të vendit, raporton “Epoka e re”.

“E kuptojmë drejt shqetësimin me rritje enorme të rasteve me Covid-19, por në të njëjtën kohë kërkojmë që të gjendet një zgjidhje e përshtatshme për menaxhimin e situatës dhe të mos shkohet me mbyllje totale të vendit. Apelojmë tek të gjithë qytetarët e vendit për kujdes të shtuar në respektim të masave institucionale. Ideja për mbyllje totale duhet rishikuar. Një veprim i tillë do ta dëmtonte tej mase ekonominë e vendit tonë. Grupi parlamentar Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, i bën thirrje qeverisë që t’i rishikojë masat e parapara për mbyllje totale. Të nderuar kolegë të Qeverisë. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është kundër mbylljes totale të vendit për arsye të menaxhimit të pandemisë. Ne mendojmë që duhet të shfrytëzohen alternativat e mundësive të mbrojtjes së shëndetit publik duke ruajtur edhe ekonominë e vendit, e cila edhe ashtu është dëmtuar shumë”, është thënë në njoftimin e Grupi Parlamentar të AAK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aleanca e Ardhmërisë së Kosovës (AAK) përgjatë një konference të…