Futbollisti Topalli nderon profesorët Selimi dhe Berisha

11 nëntor 2020 | 12:09

Futbollisti Jetmir Topalli, i cili po bën karrierë në futbollin e Turqisë, ka nderuar me vizitë të mërkurën ish-profesorët e tij, Musa Selimin dhe Ajvaz Berishën.

“Ndjenjë e bukur të shohim studentët tanë në majat e futbollit profesional në botë. Jetmiri djalë e futbollist i shkëlqyeshëm, urojmë të vazhdoj me gola e suksese pa kufi! Faleminderit që u ktheve aty ku ka rrënjë edukimi dhe arsimimi i shumë brezave!”, ka shkruar në profilin e vet në “Facebook”, Musa Selimi, dekan i Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit.

Ndërsa profesori Ajvaz Berisha, ka thënë se është kënaqësi e madhe kur sheh arritjet e studentëve edhe jashtë vendit.

Sot pata kënaqësinë të pranoj dhuratë një ndërresë nga studenti im Jetmir Topalli, i cili luan futboll në klubin“Yeni Malatya“, në Ligën e Parë të Turqisë. Është kënaqësi e veçantë kur sheh arritjet e studentëve tanë”, ka shkruar Berisha.

(V.Z / Epoka e re)

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një incident ka ndodhur në det mes një anije çisternë…