Osmani takohet me ambasadoren kroate, bisedojnë për zhvillimet e fundit

11 nëntor 2020 | 12:47

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim ambasadoren e Kroacisë, Danijela Barishiq, me të cilën ka biseduar për zhvillimet e fundit politike në vend, ecurinë e dialogut me Serbinë dhe sfidat institucionale përballë pandemisë Covid-19.

Osmani e ka vlerësuar lart bashkëpunimin dhe ndihmën nga shteti kroat në periudhat më të vështira në të cilat ka kaluar vendi ynë.

Të dy bashkëbisedueset janë pajtuar se bashkëpunimi ndërshtetëror të forcohet edhe më tutje, duke llogaritur mbështetjen e shtetit kroat në rrugën e Kosovës në procesin e integrimit evropian.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Wentworth Miller nuk do të luajë më në “Prison Break”.…