Rama: 30 për qind e kapacitetit në spitale është i lirë

11 nëntor 2020 | 13:34

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, bashkë me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe ministrin e Rindërtimi, Arben Ahmetaj, kanë mbajtur një konferencë në lidhje me situatën pandemike në shtetin shqiptar.

Rama ka mohuar akuzat e kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, i cili ka thënë se spitalet janë të tejmbushura dhe se pacientët i përzgjedhin duke i çuar në shtëpi ata që janë në gjendje më të mirë.

Ai ka thënë se 30 për qind e kapacitetit të spitaleve është i lirë dhe se spitali “Covid 4” është bosh, pa pacientë.

“Problemi me informacionin është një problem shumë i madh që lidhet me marrjen e këshillave të duhura, është shumë e rëndësishme që ju takon juve të sillni fakte e shifra nga vende të tjera se këtu është hata e madhe sikur vetëm këtu hidhen njerëz nga dritarja. Edhe kur ua tregon spitalin nga brenda i quajnë propagandë, film. E keqja ka më shumë impakt në mendjen e njeriut sepse ajo është e rrezikshme. 30 për qind janë kapacitete të lira, jeni të ftuar që nesër të shkoni ta vizitoni ‘Covid 4’ se aty nuk ka akoma pacientë, s’ka, për ju, për stafin, e thojini njerëzve që ja ku janë sallat e struktura. Larg qoftë mund të ishin, por nuk janë”

“Shikoni Belgjikën nga brenda spitaleve, i keni pacientët të shtrirë në korridore. Shikoni Holandën e dashur që është mes kampionëve të botës, shikoni se si Gjermania i ka hapur vend se nuk kanë vende në spitale. A e kuptoni se çfarë po i bëni këtij mileti duke krijuar çmenduria, si ajo që thoshte kolegu juaj, që dëgjohet zhurma e pajisjeve të vjetra në spital. Kemi një armatë të tërë në 24 orë. Përveç tyre është një rezervë mjekësh. Lëreni presidentin, se ai ka mësuar si të ndajë dëshmorët në mjeshtër pune, sporti e në ustallarë votash”, ka thënë Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në orën 16:00 do të fillojë ndeshja miqësore mes Kombëtares…