Milaim Zeka bëri një deklaratë të ‘budallakavt’

12 nëntor 2020 | 08:20

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci, ka thënë se nuk është kontaktuar fare nga Gjykata Speciale. Ish-ushtari i UÇK-së, Grabovci, ka thënë se smirëzinjtë dhe aleatët e regjimeve të Beogradit, do të ndihen keq, ndërsa dashamirët do t’i gëzoj ky lajm se nuk është kontaktuar nga askush.

Njoftimi i tij:

Pas një deklarate të ‘budallakavt’ të Milaim Zekës, se kinse më është ngritur aktakuza nga Gjykata Speciale, për të iu përgjigjur shqetësimeve të të gjithë miqve e dashamirëve, ju njoftoi se:

Asnjëherë gjerë me tani, as nuk jam kontaktuar nga askush, e lëre më diçka më shumë.

Smirëzinjtë dhe aleatet e regjimeve të Beogradit, do ndihen keq. Dashamirët, do i gëzoj ky lajm.

E ftoj Milaimin, që të paktën familjarët t’i kursej nga këto deklarata sharllataneske….se Ne jemi mësuar më këto paraqitje të tilla.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Afrika mund të hedhë në treg një formë të shpejtë…