Në Infektivë, 106 pacientë me koronavirus, 6 prej tyre me respirator

12 nëntor 2020 | 08:53

Në Klinikën Infektive po trajtohen 106 pacientë me Covid-19, prej tyre 6 janë në respirator.

Drejtoresha e kësaj klinike, Lindita Ajazaj-Berisha, tha se po përpiqet ta menaxhojë situatën. Këto komente ajo i bëri pasi në këtë klinikë ishin për vizitë kryeministri Avdulla Hoti dhe ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.

“Falënderojmë kryeministrin që erdhi në Klinikën Infektive. Ne në klinikë kemi 106 pacientë, 6 pacientë në respirator. Ka raste që lirohen në shtëpi dhe pranohen dhe në këtë mënyrë i menaxhojmë”, ka thënë Ajazaj-Berisha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
I paushqyer e i keqtrajtuar, në këto kushte është zbuluar…