UÇK-ja ishte dhe mbetet përpjekje e drejtë për çlirim

12 nëntor 2020 | 11:03

Nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci në seancën e sotme të Kuvendit, ka folur në emër të grupit parlamentar të LV-së, duke thënë se shefi i grupit parlamentar të tyre është duke u gjykuar padrejtësisht nga Gjykata Speciale.

“Si Lëvizje ne jemi të bindur se UÇK ishte dhe mbetet përpjekje e drejtë për çlirim, dhe se lufta e saj ishte e pastër. E rëndë ishte dita e 5 nëntorit për të gjithë, lufta e drejtë për liri nuk mund të njolloset”, ka deklaruar Nagavci.

Ajo ka shtuar se drejtësia duhet të vihet në vend për secilin dhe se do të rivuloset fakti se Serbia ka kryer krime e gjenocid në Kosovë.

“Padrejtësia e kësaj gjykate do të jetë e përkohshme. Dalshi faqebardhë edhe nga ky proces”, ka thënë Nagavci.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri Edy Reja edhe një herë e ka sqaruar situatën…