Bushi infektohet me Covid-19

12 nëntor 2020 | 11:20

Shqipëria U21 preket nga Covid-19. Trajneri Alban Bushi, pas tamponit të kryer ka dalë pozitiv dhe menjëherë është izoluar, sikurse edhe e kërkon protokolli sanitar. FSHF ndërkohë ka vendosur edhe se kush do e drejtojë kombëtaren në sfidat me Kosovën dhe Anglinë.

“Alban Bushi nuk do të jetë në gjendje që të drejtojë ekipin Kombëtar U-21 në dy ndeshjet e radhës. Kjo sepse tekniku i 21-vjeçarëve ka dalë pozitiv me Covid-19 pas testimit me tampon.

Kundër Kosovës dhe Anglisë, ekipin do ta drejtojë specialisti i njohur dhe një prej ish-trajnerëve të kombëtares shqiptare, Dzemal Mustedanagiç.

Në kushtet e emergjencës Federata dhe Drejtoria Teknike ka vendosur t’ja besojë drejtimin e kuqezinjve, specialistit që ka mbi një dekadë që shërben në Shqipëri”, njofton FSHF-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Georgina Rodriguez nuk resht së shfaquri format e saj fizike,…