Lekaj thumbon LV-në: Unë po përmend emrat e të gjithë të akuzuarve nga Specialja

12 nëntor 2020 | 11:25

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj, e ka nisur fjalimin e tij duke përmendur të gjithë emrat e të akuzuarve nga Gjykata Speciale deri më tash.

“Përkundër parafolëses nga Vetëvendosje (Arbërie Nagavci) unë po përmend të gjithë emrat e atyre që janë në Hagë: Hashim Thaçi, Rexhep Selimi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Hysni Gucati, Nasim Haradinaj dhe Salih Mustafa”.

“Ne bëmë zgjedhjen tonë : Më mirë të vdesim me armë në dorë sesa të vdisnim nga Beogradi vetëm pse ishim shqiptarë . E dinim që lufta nuk do të ishte e lehtë, e dinim se shumë prej nesh do të jepnin jetën që Kosova të mbijetonte dhe t’ia dilte mban sikur që ia ka dalë ndër shekuj”, ka thënë Lekaj, duke folur për arrestimet e Gjykatës Speciale.

Lekaj është shprehur në Kuvend se paqja me Serbinë është larg që të arrihet me lidershipin e tanishëm në Beograd.

“Heronjtë, ata që ia falën jetën Kosovës nuk kanë menduar kurrë se do të mund të dërgoheshin një ditë në një gjykatë ku do të gjykoheshin vetëm pse janë shqiptarë”.

“Paqja nuk mund të bëhet me luftën dhe vuajtjet e atyre që dhanë jetën për këtë vend. Koha është për të dalë mbi vetveten. Të bëhemi bashkë në këtë stuhi ku duhet të dalim më të fortë”, ka thënë Lekaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja e njohur shqiptare, Bleona Qereti, është mjaft aktive në…