Lazio mendon huazimin e Muriqit

12 nëntor 2020 | 16:05

Reprezentuesi i Kosovës, Vedat Muriqi në janar mund të largohet nga skuadra e Lazios.

“Transfermarketweb” raporton se klubi nga kryeqyteti italian mund ta huazon sulmuesi Muriqi në një klub tjetër për të pasur minutash më të madhe.

“Të zhgënjyer me performancën e tij në këtë fazë të hershme, menaxhmenti i Lazios mund ta huazojë sulmuesin e Kosovës, Vedat Muriqin, i cili u ble në më pak se dy muaj më parë”, shkruan media italiane.

Sulmuesi që shënoi gol në ndeshjen miqësore Shqipëri-Kosovë (2-1), ka nënshkruar kontratë me Lazion deri në vitin 2025.

(Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtruesja e detyrës së presidentes dhe kryetarja e Kuvendit të…