Kurti prezanton 13 aderimet e reja në Llap

12 nëntor 2020 | 22:38

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se ndryshimi i madh i 6 tetorit merr kuptim shtesë më 29 nëntor në fitoren e madhe në komunën e Besianës.

Kurti me këtë rast, ka prezantuar edhe 13 aderimet e reja në Llap.

Shkrimi i tij i plotë në “Facebook”:

Ndyshimi i madh i 6 tetorit 2019 merr kuptim shtesë dhe tjetër me fitoren e madhe në komunën e Besianës më 29 nëntor 2020. Ndryshimi para se të jetë veprim është frymë e besim. Për këtë arsye dhe me këtë qëllim, sot Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Besianë iu bashkuan qytetarë e profesionistë të Besianës plot vullnet e gjithë përgatitje. Ata i mirëpritëm bashkë me kryetarin e Qendrës, Bajram Ajetin, kryetarin e ardhshëm të Besianës, profesorin e deputetin Shpejtim Bulliqi dhe ish ministren e qeverisjes sonë, Rozeta Hajdari.

Ata që na u bashkuan janë:

1. Maliq Vuqa, historian dhe ish mësimdhënës në shkollën fillore “Lagjja e Dëshmorëve”
2. Alush Jusufi, magjistër i Bujqësisë dhe Veterinarisë
3. Samire Hajdini, ekonomiste e diplomuar
4. Valbona Mustafa, e diplomuar në Integrime Evropiane
5. Genc Mahmuti, ekonomist i diplomuar
6. Përparim Tovërlani, inxhinier i Komunikacionit Rrugor
7. Shkurte Ibrahimi, magjistre e Bujqësisë
8. Fahrudin Mahmuti, ekonomist i diplomuar dhe ndërmarrës
9. Samed Rama, magjistër në Banka, Financa dhe Kontabilitet
10. Valdrin Qerimi, i diplomuar në drejtimin e Punëve Sociale
11. Përparim Ejupi, magjistër i Arkitekturës
12. Ragip Ejupi, inxhinier i Makinerisë
13. Shpat Breznica, inxhinier i Makinerisë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu, përmes…