Ekonomia kombëtare rritet me veprime konkrete

12 nëntor 2020 | 23:27

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, sot ka pritur Kryetarin e Aleancës Kosovare të Bizneseve, (AKB) Agim Shahini me bashkëpunëtor ku temë diskutimi ishte rritja e bashkëpunimit ekonomik në nivel kombëtar.

Presidenti z. Ilir Meta tha se, Shqipëria vendi ynë është gjithnjë i hapur për të gjithë sipërmarrësit nga do që vijnë e sidomos ata nga Kosova por ka ca pengesa për të cilat jemi duke u angazhuar me ekspertët më të mirë ekonomik për të lehtësuar qarkullimin e mallit dhe kapitalit Kosovë- Shqipëri dhe anasjelltas pa asnjë barrierë dhe ndalesë të vetme.

“Pandemia Covid 19 e ka prek ekonominë kombëtare dhe kjo e ka vështirësuar edhe më shumë punën e sipërmarrësve, prodhuesve dhe eksportuesve por megjithatë jemi duke u ballafaquar me këtë fenomen të padukshëm pandemie”, tha Meta.

Kryetari i AKB-së, Agim Shahini, duke falënderuar Presidentin për gjithë atë që ka bërë në të kaluarën për ekonominë, biznesin dhe politikën kombëtare shtoi se ne presim edhe më shumë nga Ju, duke e liberalizuar tregun kombëtar për investitorët shqiptarë dhe më gjerë pa barriera duke iu dhënë siguri juridike për investimet e veta që është esenciale për çdo investitor.

“Shkëmbimet tregtare në mes dy vendeve ishin në kulmin më të lartë në vitin 2019 ku ishte mbi 220 milion euro importe nga Shqipëria, por edhe eksporti i Kosovës zinte vendin e parë në Shqipëri në këtë vit. Deri më dy vendet tona kanë nëshkruar mbi 70 marrëveshje në sfera të ndryshme por as 50% të tyre nuk janë duke u realizuar, kjo është një pengesë se këto marrëveshje më shumë po janë mediale se sa veprime konkrete për rritjen e ekonomisë kombëtare”, tha Shahini.

Ai tha se, ndërsa ky vit 2020 është tkurrur ku tani kemi më pak importe nga vendi i juaj duke u zëvendësuar ato me produkte nga Serbia, për të cilat AKB-ja për 19 vite ka bërë thirrje publike që të konsumojnë produkte 100% shqip, por efekti i saj do të ishte më i lartë sikur të kishim fuqinë konsumuese më të vetëdijshme dhe më të lartë për konsum të produkteve kombëtare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadrat udhëtuese i kanë fituar ndeshjet e Superligës së Kosovës…